Serena Uilliams bën poker në Uimbëlldon
Tenis
Serena Uilliams fiton titullin e saj të katërt në Uimbëlldon, duke mposhtur në finale rusen Vera Zvonarevan, me rezultatin 6-3, 6-2. Amerikanes i mjaftoi vetëm 1 orë e 7 minuta për të fituar përballjen. Pak kohë më parë, numri 1 në botë për femra kishte triumfuar edhe në “Australian Open 2010”. Ky është titulli i 13-të për Uilliams në “Grande Slam” dhe i 37-ti i përgjithshëm.
#