Suarez: Dora e Zotit, tani e imja
“Jam vërtet një portier i jashtëzakonshëm…”. Luis Suarez duket në humor dhe bën shaka rreth “pritjes” në vijën e portës pas tentativës me kokë nga Adijah. Ndërhyrja e sulmuesit, që i kushtoi kartonin e kuq, rezultoi vendimtare për Uruguain: ai evitoi një gol të sigurt në minutën e 120-të, ndërsa Gian gaboi 11-metërshin që mund t’i kishte dhuruar Ganës kualifikimin, duke goditur traversën. Më pas, falë saktësisë nga pika e bardhë, uruguaianët u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Botës pas 40 vjetësh. “Nuk kisha zgjidhje tjetër… Tani ‘mano de Dios’ (‘dora e Zotit’) është e imja”, shtoi më tej Suarez, duke iu referuar Diego Armando Maradonës, autorit të golit të famshëm me dorë në vitin 1986. “Veprova ashtu për t’i dhënë mundësi skuadrës të fitonte me penallti. Kur Gian gaboi, u gëzova pa masë”. Ndërkohë, FIFA mori në shqyrtim episodin. Përveç ndëshkimit me një ndeshje për kartonin e kuq, Komisioni i Disiplinës vendosi të mos e pezullojë sulmuesin edhe për një tjetër sfidë.
#