E Shtunë, 31 Tetor 2026

Test me raketa në përfundim të manovrës ushtarake iraniane


Në përfundim të manovrës ushtarake treditore në Gjirin Persik, trupat e Gardës së Revolucionit iranian kanë hapur zjarr me pesë raketa për qëllime testimi. Sipas njoftimeve të mediave iraniane u testuan gjithsej tre tipe të ndryshme raketash, njëra prej të cilave me rreze veprimi 30 kilometra. Manovrat në tokë, ajër dhe në det nga njësitë speciale u zhvilluan në ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit transportohet rreth 40 për qind e transportit botëror të naftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›