E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, atentat ambasadorit britanik

Atentat ambasadorit anglez Timothy Torlot në Jemen. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Sanaa kur një shpërthim ndodhi pranë eskortës që shoqëronte ambasadorin, ndërsa kjo e fundit ndodhej vetëm 600 metra nga selia diplomatike. Në atentat mbeti i vdekur një person, që sikurse njoftojnë mediat e huaja nuk është pjestar i stafit diplomatik, ndërkohë që ambasadori Torlot nuk është lënduar.

Ambasadori anglez ishte nisur drejt selisë së ambasadës britanike. Nuk dihet ende nëse mjeti shpërthyes është aktivizuar nga ndonjë atentator kamikaz çka nuk do të përjashtonte që personi i vdekur të jetë pikërisht vetë kamikazi ose nëse mjeti shpërthyes është aktivizuar me komandë në distancë.

Elona Mamushi

Azhornuar së fundi ( e hënë , 26 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›