Tadiç: BE-ja dhe Kosova, pjesë e një politike
"Në synimet e mia politike përfshihen si Evropa edhe Kosova", tha presidenti serb Boris Tadiç gjatë një takimi me përfaqësues të partive politike në pushtet.
Tadiç ka theksuar se gjithmonë ka besuar se një politikë e tillë është e mundshme, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka mbështetur praninë e një bazë të huaj ushtarake në Serbi.