Test per komisoneret zgjedhore
Qe te behesh anetare i Komisioneve Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve, per procesin elektoral te 28 qershorit, duhet te kalosh nje test prej 23 pyetjesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te diskutoje dhe votoje sot, per projektin mbi testin qe do te aplikohet per kandidatet per anetare, te KZAZ-ve. Testi me 23 pyetje eshte per permbajtjen e Kodit Zgjedhor, ne baze te te cilit do te testohen dhe njohurite e kandidateve. KQZ mendon te vendose 66 trajnues. Numer qe perkon dhe me grupet e numerimit te votave qe do te ngrihen ne te gjithe vendin. Trajnuesit do te zgjidhen ne baze te disa kritereve te percaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do te kryejne ne dy seanca, trajnimin e komisionereve. Trajnuesit qe do te perzgjidhen nga KQZ, nuk duhet te jene anetare te organeve te Policise se Shtetit, apo te Sherbimit Informativ Shteteror. Po keshtu, trajnuesit duhet te jene njerez me arsim te larte, te kene eksperience ne kete fushe si dhe te mos kene qene ne organet drejtuese te partive politike apo te kene qene te denuar me pare. Pasi te zhvillojne trajnimet e tyre, te ndara ne dy seanca, te perzgjedhurit do te trajnojne dhe anetaret e grupeve te numerimit te votave mbi procedurat qe duhet te ndjekin ne detyren qe u besohet. Ndersa per Komisionet e Qendrave te Votimit, do te duhen, jo pak por 220 trajnues, ku secili do te zhvilloje programin e tij. Po diten e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te miratoje dhe vendimin per modelin e fleteve te votimit, me te cilat do te votohet ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.
Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miraton sot, modelin e fleteve te votimit me te cilat do te shkohet ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Po keshtu, do te miratohet dhe testi per te emeruar anetaret e KZAZ-ve.
Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miraton sot, modelin e fleteve te votimit me te cilat do te shkohet ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Po keshtu, do te miratohet dhe testi per te emeruar anetaret e KZAZ-ve.