Testet e letërsisë, sot nis korrigjimi në 4 qendra vlerësimi
Autori i Lajmit: red.
Testet e gjuhë-letërsisë, të plotësuara nga 33 400 maturantë, të grumbulluara aktualisht në shkollën "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, do të shpërndahen sot për korrigjim në katër qendra vlerësimi në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministria bëri të ditur dje se katër qendrat e vlerësimit janë instaluar në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, në godinën e shkollës "Qemal Stafa" në Elbasan, në godinën e shkollës "Jordan Misja" në Shkodër dhe në godinën e Drejtorisë Arsimore Fier. Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në MASH dhe Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) kanë siguruar mjedise të përshtatshme dhe të sigurta për vlerësuesit e testeve. Mënyra se si do të përzgjidhen testet për t u vlerësuar do të jetë me short, ndërkohë asnjë qendër rajonale nuk do të korrigjojë testet e rajonit të saj. Ndërkohë, Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier, kanë marrë masa për lirimin e mjediseve të korrigjimit në godinat e sipërpërmendura dhe për ruajtjen e tyre me shërbim 24-orësh me polici ose roje civile gjatë periudhës së korrigjimit të provimeve nga 10 qershor-25 korrik.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008