E Diel, 1 Nëntor 2026

Testet e matures, me 4 nivele veshtiresie Luljeta Ndoka

Testet e Matures shteterore do te jene me 4 nivele veshtiresie. Kjo, per shkak te futjes "ne loje" te lendeve qe permbajne mbiemrin "e thelluar", te cilen e zgjedhin maturantet shume te mire. Kesisoj, per here te pare kete vit jane futur disa lende ekzistuese, porse testimi i dijeve te tyre do te jete me i thelle se vitet e tjera. Pikerisht per kete shkak, mund te themi se jane futur 4 nivele veshtiresie: niveli i dobet qe tenton thjesht per te marre nje note kaluese, niveli i mesem, niveli i mire dhe i shkelqyer. Ne thelb, vleresimi i maturanteve do te jete sipas tre shkalleve te veshtiresise, por per maturantet shume te mire qe zgjedhin lendet "e thelluara", per shembull "Kimi e thelluar" do te pyeten me hollesisht dhe do te zgjidhin ushtrime me te veshtira se te tjeret. Ne rast se ia arrijne qellimit, do te mund te marrin me shume kredite se te tjeret. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, testet e matures Shteterore do te jene me kater nivele veshtiresie, ne menyre qe te gjithe maturantet te kene hapesiren e vet per t'iu pergjigjur pyetjeve, qofshin ato te lehta apo edhe te veshtira. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne test do te kete hapesire per nxenesit e dobet, ata mesatare dhe nxenesit e mire dhe shume te mire. Ndaj kesaj menyre, kane pasur rezerva maturantet e mire te cilet per shkak te moskonvertimit te niveleve, shprehen se rrezikojne te marrin te njejten note me maturantet e dobet. Te gjithe maturantet te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, do te kene hapesiren e tyre ne cdonjerin prej testeve te provimeve te Matures Shteterore. Keshtu, ne masen 40 per qind, Agjencia Kombetare e Provimeve do te pergatise pyetje pikerisht per kete nivel, i cili korrespondon me nivelin e trete, sipas kategorizimit qe i ka bere para disa kohesh Agjencia Kombetare e Provimeve. Ne kete menyre, keta maturante, dijet e te cileve nuk jane per t'u lakmuar, do te mund te marrin pike ne test. Ekzistenca ne shkolla edhe e nxenesve jo te mire ka cuar ne kete vendim te specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, ne menyre qe edhe kjo kategori te mos mbetet pa gje. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, do te zere ne cdonjerin prej testeve plot 40 per qind te totalit te pyetjeve.

Ndryshon vleresimi i gjimnazisteve, ne "loje" formula e re

Kreditet, nje element krejt i ri per sistemin parauniversitar, rrezikojne te djegin ata maturante, qe nuk kane arritur normen e percaktuar. Me sistemin e ri te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, te instaluar ne shkollat e mesme, vleresimi nuk do te jete me semestral por vjetor, duke mos mbetur thjesht nje mesatare aritmetike. Per te mos rrezikuar Maturen Shteterore, nxenesit duhet te bejne mire llogarite permes formules se vleresimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›