Reforma zgjedhore, kerkohet shtyrja e afatit te komisionit Rozeta Rapushi
Komisioni i Reformes zgjedhore pritet te shtyje afatin e punes se tij deri ne pranvere, per shkak se ende nuk ka permbyllur pune per zbatimin e te 52 rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Kete e pohoi dje bashkekryetari i komisionit, socialisti Damian Gjiknuri. "Ne funksion te ecurise, mund te kemi dhe nje shtyrje brenda afatit te arsyeshem qe gjithmone eshte pranvera e ketij viti", tha Gjiknuri. Kjo ndoshta per faktin se dy forcat e medha politike, nuk kane gjetur ende konsensusin per disa pika ne Kodin Zgjedhor per ta permbyllur punen brenda ketij muaji sa eshte edhe afati i punes se komisionit. Po dje komisioni miratoi denimin me nga 1 deri ne 7 vite burg per te gjithe ata persona apo komisionere qe qellimisht demtojne proceset zgjedhore, hedhin fletet ne kutite e gabuara, falsifikojne apo edhe ata qe votojne me shume se nje here apo pa u identifikuar. Komisioni i posacem per Reformen Zgjedhore miratoi dje me konsensus pjesen me te madhe te amendamenteve per disa ndryshime ne Kodin Penal, ne lidhje me veprat penale ne zgjedhje. Pakete e cila do te kaloje per shqyrtim edhe ne Komisionin e Ligjeve qe javen e ardhshme do te diskutoje pikerisht ndryshimet ne Kodin Penal. Por serish palet nuk rane dakord per disa pika, si perdorimi i fondeve publike ne zgjedhje. "U miratua paketa e ndryshimeve ne Kodin Penal por qe prekin krimet elektorale, pra rritja e masave ndeshkuese, percaktimi i figurave te reja te krimit. Gjithashtu kemi diskutuar dhe miratuar ne parim edhe paketen per fushaten ne media, por nuk kemi gjetur konsensus per dy pika, sidomos per njeren, qe e konsiderojme te rendesishme, sic eshte perdorimi i fondeve publike per reklama qeveritare para fushates zgjedhore", u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje teper e kritikuar qe patjeter kerkon nje rregullim ligjor te posacem perpara fushates zgjedhore. "Aq me teper qe kemi qene deshmitare te perdorimit te vazhdueshme te parave publike ne funksion te propagandes qeveritare dhe te gjitha shtetet evropiane kete gje e rregullojne", deklaroi ai. Me konsensus, anetaret e komisionit miratuan dje pjesen me te madhe te nenet ne Kodin Penal duke percaktuar masen e denimit me burg per komisioneret qe shkelin Kodin Zgjedhor dhe demtojne zgjedhjet, te cilet deri me kane pasur ndeshkim nga gjobe deri ne burgim. Keshtu, falsifikimi, apo futja ne kuti e fleteve te votimit te paligjshme, me qellim ndryshmin e rezultatit te zgjedhjeve denohet me burgim deri ne pese vjet, ndersa kur kjo veper kryhet nga komisioneret, denimi shkon deri ne shtate vjet. Demtimi apo vjedhja e vules, deri ne pese vjet, nese nje shtetas voton me shume se nje here, denohet me burg deri ne tre vjet, ndersa komisioneri qe e lejon, pese vjet.
Ku ndahen PD-PS per reformen zgjedhore
Partite politike nuk arriten te dalin dje me nje konsensus te plote, per te gjitha ndryshimet qe do t'i behen Kodit Penal per zgjedhjet. Keshtu, palet nuk gjeten gjuhen e perbashket per kapitullin e menaxhimit te fushates elektorale. "PS ne lidhje me median ka propozuar qe, qe nga dalja e dekretit te presidentit te lejohen vetem ato reklama publike te cilat kane nje interes te mirefillte publik, sic jane njoftimet per punesim, per tendera, apo elemente te tjere qe kane te bejne me ndergjegjesimin e procesit zgjedhor. Te ndalohet reklama e tipit propagande, promovim aktivitetesh qeveritare", tha Gjiknuri pas mbledhjes me dyer te mbyllura. Nje propozim ky qe nuk ka gjetur mbeshtetjen e mazhorances. Nga ana tjeter, ngerci PD-PS vijon edhe mbi ndryshimin apo jo te atyre neneve ne Kodin Zgjedhor, per detyrimin e drejtoreve te administrates publike te japin doreheqjen kur kandidojne per deputete apo jo.
Ndryshimet ne Kodin Penal
Neni 326
Falsifikimi i materialit dhe rezultateve te zgjedhjeve
Falsifikimi, shperndarja ose perdorimi i fleteve te votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor me qellim ndryshmin e rezultatit te zgjedhjeve nepermjet paraqitjes te te dhenave qe dihen se jane te pasakta, zevendesimi i te saktave me te rreme, futjes ne kuti te fleteve te votimit ne menyre te paligjshme, denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet.
Po kjo veper kur kryhet nga personat qe kane per detyre te administrojne procesin zgjedhor, ose ka sjelle pasoja te renda ne mbarevajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit te zgjedhjeve apo ka sjelle pavlefshmerine e tyre, denohet me burgim nga tre deri ne shtate vjet.
Neni 327/a shtohet
Votimi me shume se nje here ose pa u identifikuar
Votimi me shume se nje here ne te njejtat zgjedhje, votimi per persona te tjere duke paraqitur dokumente identifikimi te rreme apo duke perdorur dokumente te zgjedhesve te tjere, denohet me burgim nga nje deri ne tre vjet. Lejimi me dashje i kryerjes se kesaj vepre nga komisioneret zgjedhore denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet. Lejimi me dashje nga komisioneret zgjedhore i votimit pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim nga tre muaj deri ne nje vit.
Neni 330/a shtohet
Braktisja e detyres nga anetaret e komisioneve te zgjedhjeve
Braktisja e detyres apo refuzimi per te kryer detyren pa shkaqe te ligjshme nga anetaret e komisioneve te zgjedhjeve ose anetaret e grupeve te numerimit perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim nga 6 muaj deri ne dy vjet. Kur veprimet e mesiperme kryhen duke marre me vete ne kundershtim me ligjin a duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kane sjelle pasoja te renda per procesin e votimit apo kane cuar ne pavlefshmerine e zgjedhjeve, denohet me burgim nga dy deri ne pese vjet.