E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaci: Nje komb, dy shtete drejt BE Qamil Xhani

Pervjetori i 4-te i pavaresise se Kosoves ka mbledhur ne Tirane politikanet kryesor te dy vendeve. Hapja e ambasades se re te Kosoves ne Tirane dhe emertimi i nje rruge me emrin e ish-presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova kane qene dy nga momentet me te vecanta te ceremonive te organizuara ne Tirane, per 4-vjetorin e pavaresise se Kosoves. Kryeministri Sali Berisha e ka vleresuar 17 shkurtin si nje nga ngjarjet me te vecantat ne historine e kombit. Duke folur per rendesine e hapjes se ambasades se re, Berisha u shpreh se selite diplomatike te dy vendeve ne Tirane dhe ne Prishtine kane misionin e kapercimit te pasojave qe ka lene ndarja e gjate mes dy vendeve. "Kjo ambasade ka mision te dyfishte. Ka mision forcimin e pozites nderkombetare te dy vendeve tona. Bashkepunimin rajonal dhe ka mision kombetar te kapercimit me vendosmeri te gjitha pasoja te krijuara gjate nje periudhe te gjate ndarjes bllokimesh te pamerituar", tha dje kryeministri Sali Berisha gjate ceremonise se inaugurimit te ambasades se re. Kryeministri ka theksuar dhe rendesine qe kane selite diplomatike per bashkepunimin mes dy vende. "Jam i bindur se ne udhezimet e qeverise se Kosoves kjo ambasade, se bashku me ate te Shqiperise ne Kosove do te luajne nje rol te rendesishem ne te ardhmen e perbashket qe meritojne dy vendet. Kjo eshte nje dite e bekuar, qe bene krenar cdo shqiptar", u shpreh Berisha. Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci u shpreh se Shqiperia dhe Kosova jane nje kombe dhe dy shtete qe do te shkojne se bashku ne Bashkimin Europian. "Jemi dy shtete dhe si dy shtete do te shkojme ne Bashkimin Europian", tha Thaci. Ne kuader te 4-vjetorit te Pavaresise se Kosoves dje eshte bere dhe ceremonia e vendosjes emertimit te nje prej rrugeve kryesore ne Tirane me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha vleresoi figuren e Presidentit Rugova duke e cilesuar ate si arkitektin e Kosoves se pavarur. "Jemi mbledhur, ketu, per te shprehur nderimin tone ndaj burrit vizionar qe u dha nder shqiptareve me shume se kushdo tjeter, pas Ismail Qemalit, keto shekujt e fundit, Presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova eshte themeluesi i Partise se Pare Antikomuniste ne Ballkanin e diktaturave komuniste, eshte frymezuesi, organizatori i levizjes paqesore me te pashembullt ne historise e Shqiperise e shqiptareve, por edhe te kombeve te tjera europiane, eshte arkitekti i Kosoves se pavarur", tha Berisha. Tre pranishem ne ceremoni kane qene dhe familjar te ish-presidentit dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafaj. Berisha u shpreh se Rugova ishte nje mendje e ndritur e kombit qe bene te ndjehet krenar cdo shqiptar. "Do te perulem me nderim te madh para vepres se ketij burri mendjendritur, ketij misionari te pashoq ne historine tone kombetare, arkitektit te Kosoves se pavarur. Faleminderit President Rugova, per gjithcka bete! Shqiptaret, kudo qe ndodhen, sot perkulen me nderim te madh para jush", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›