Testi i Matematikës, gjashtë ditë konsultime për maturantët
Gjashtë ditë para organizimit të provimit të dytë të Maturës Shtetërore, maturantët kanë nisur të ndjekin konsultimet për lëndën e Matematikës. Sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë (DAR), maturantët në shkollat përkatëse do t'u nënshtrohen deri të martën e ardhshme konsultimeve të fundit për çdo pjesë të lëndës që ata kanë nevojë.
Në provimin e dytë të Matematikës, i cili do të organizohet më 17 qershor, do të marrin pjesë 33 400 studentë. Për përgatitjen e tij, dje në mjediset e Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), ka nisur KOEPS-i (Koha e Ekspozimit Potencial të Sekretit), proces ku janë "izoluar" grupi i 17 specialistëve që do të merret me hartimin e testit.
Lloji i testit me të cilin do të promovohet nxënësi, do të varet nga lloji i programit lëndor që maturanti ka punuar në shkollën e mesme dhe në përputhje me profilin e arsimit. Pikët maksimale për testin e Matematikës do të jenë 50. Ky provim do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me zhvillim (37 pikë).