E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Evropian i Parmës shpall aplikimin për 20 bursa studimi

Fondacioni i Kolegjit Evropian të Parmës shpall për vitin akademik 2008 - 2009 një konkurs për 20 bursa studimi me një vlerë 1000 euro në muaj.

Ky konkurs u jep mundësi kandidatëve për pjesëmarrje për një periudhë 10-mujore në një kurs të diplomës së avancuar për studime evropiane dhe është i hapur për të gjithë të diplomuarit të vendeve të huaja, por që nuk janë anëtarë të BE-së.

Kandidatët duhet të jenë të pajisur me diplomën e shkollës së lartë përkatëse, të paktën 4-vjeçare, në degët juridik, ekonomik dhe politologji (kjo e fundit me drejtim në politikat komunitare evropiane).

Njohja e gjuhës italiane, angleze dhe franceze duhet të jenë të nivelit të mirë për të bërë të mundur kuptimin e leksioneve në katedrat përkatëse.

Në mbyllje të kursit, kandidatët do të jenë të pajisur me njohuri në fushat juridike ekonomike dhe politologjike. Kërkesa duhet t’i dërgohet Kolegjit Universitar të Parmës, nëpërmjet ambasadës italiane, deri në 10 korrik 2008. Për një informacion më të detajuar mund të kontaktoni zyrën e Bashkëpunimit Universitar dhe Shkencor pranë ambasadës italiane në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›