Testi i daljes nga situata afgane
Argumenti, në kuadër të administratës Obama ,për një tërheqjen të madhe trupash nga Afganistani vitin e ardhshëm përshkruhet me këtë mënyrë: Ne e kemi vrarë Bin Ladenin. Kjo do të thotë që ne kemi arritur qëllimin kryesor për të cilën dërguam edhe trupat tona ushtarake në vitin 2001. Ne e arritëm pikësynimin tonë, dhe ka ardhur koha të tërhiqemi. Argumenti i kundërt, me prejardhje nga“Skifterë”t e administratës garanton se: Një largim i shpejtë do të rezultojë në një dështim fatal. Duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të përsërisin të njëjtin gabim të bërë në 1980-tën kur; pasi” furnizuan” Afganistanin me para dhe armë, për të luftuar Bashkimit Sovjetik, u larguan - duke lënë pas një situatë destabiliteti dhe forcë politike të pakontrolluar. Kjo situatë, ishte një avantazh për kryekomandantët e luftës dhe padronët rajonalë,të cilët e shfrytëzuan më se miri këtë gjendje; si për të përmbushur interesat e tyre ekonomike, ashtu edhe ato politike. “Ne do të fillojmë një tranzicion brenda kësaj verë”, tha Obama të hënën. “Me vrasjen e Bin Ladenit, dhe parandalimin momental të veprimtarisë terroriste të Talibanëve , ne kemi përmbushur shumë nga pikësynimet dhe detyrat që i caktuam vetes dhjetë vjet më parë”.Por nuk u shpreh qartë në lidhje me efektin që do të kishte ky vendim në aspektin politik të vendit. Është e pashmangshme të mos vihet re se ky debat është pjesërisht si një lojë fjalësh e numrash: Tërheqja e shpejtë e trupave kërkon një afat të konsiderueshëm kohor për të mundësuar largimin e të gjithë trupave, që konstatojnë në 30.000 vetë, të cilët Obama i kishte dërguar me mision në dhjetor të 2009-ës. "Qëndresa më gjatë" gjithashtu ka të bëjë me probleme dhe negociata midis dy palëve. Ato që bien në kundërshtim me tërheqjen e shpejtë të forcave, duan një reduktim modest të trupave qëndrues. Shkurtimi i trupave mendohet të jetë nga 3.000 deri në 5.000 trupa, duke marrë gjithmonë parasysh kushtet dhe mundësitë e ofruara. Pra Shifra mendohet të jetë përafërsisht 10.000 trupa. Problemi, përsa i përket këtyre argumenteve është kryesisht mungesa e një strategjie të qartë arsyetimi. Ata që besojnë në qëndrimin e trupave; A besojnë me të vërtete se në 2014-tën Ushtria Afgane do të rezultojë e qëndrueshme dhe efikase, për të përballuar destabilitetin politik në vend? Pyetje e cila ka bërë shumë analistët të jenë skeptikë, në lidhje me të dyja zgjidhjet e ofruara nga të dyja palët. Dhe pyetja e dytë që shtrohet është: Probabiliteti i palës favorizuese në “tërheqjen imediate të trupave” Nëse do të ndihen të qetë, duke marrë parasysh se Afganistani mund ti rikthehet situatës së 1990-ës; ku fuqitë rajonale, India dhe Pakistani manipulonin grupet e preferuara etnike dhe bashkëpunonin me kryekomandantët dhe padronët e luftës?
Problemi në këto argumente është mëse i qartë: Tërheqja e këtyre trupave duhet të pasojë si rezultat i një plani strategjik, dhe jo anasjelltas.
Të tre variacionet që politikanet e SHBA-ve kanë diskutuar si: tërheqjen e trupave, pajtimin dhe negociatat me Talebanët si edhe sulmet e telekomanduar në Pakistan - janë të ndërthurura me njëra -tjetrën. Por akoma nuk është e qartë se çfarë do të ndodhi me situatën, nëse një nga këto variacione do të ndryshohet dhe cili do te jetë efekti mbi variacionet e tjera? Së pari le të fokusohemi tek çështja e pajtimit politik: Në qoftë se Obama njofton një tërheqje të madhe trupash, a do të influencoje kjo në inkurajimin e koncesioneve me Talibanët? Aspak , vetëm nëse Talibanët rezultojnë një organizatë bamirësie në maskim. Një skepticizëm në lidhje me pajtimin (siç ka thëne dhe zëvendës Presidenti Biden) mund të argumentojë për një tërheqje, pa marrë parasysh efektin e saj në diplomaci. Por në qoftë se ju mendoni se negociatave mund të japin rezultat, atëherë duhet të merrni në konsideratë dhe bashkëpunimin e Ushtrisë. Administrata ka filluar bisedime të fshehta me ndërmjetësit talebanë. Nëse ky proces veprohet me seriozitetin e duhur atëherë, radhën e ka testi praktik që rezulton në armëpushimin e miratuar nga të dyja palët, në një vend lokal: Shtetet e Bashkuara duhet ti tregojnë talebanëve që ekziston një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen dhe se kjo është përmes negociatave, si edhe përfaqësuesit talebanë duhet të tregojnë që mund të bashkëpunojnë për një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë. Të njëjtat prova e teste reale duhet të aplikohen edhe për sulmet e kryera nga avionët e telekomanduar. Të cilët kanë qenë një armë e paçmuar kundër Al-Kaidës, duke arritur në veri, në strehën Vaziristan. Por në qoftë se sulmet e telekomanduar shkaktojnë probleme të rënda politike për Pakistanin dhe parandalojnë Islamabad-in të luajë një rol konstruktiv në pajtimi, atëherë politika mund të ketë nevojë për rregullime. Ky argument ka qenë i avancuar nga Cameron Munter, ambasadori amerikan në Pakistan, dhe nga disa ushtarakë zyrtarë, të tillë si: Adm, Mike Mullen, kryetari i shefave të përbashkët, të cilët duken të interesuar në lidhje me koston dhe përfitimin që rezulton nga sulmet me këto avionë të telekomanduara. Shtëpia e Bardhë ka diskutuar mbi sulmet e telekomanduara, por tani për tani nuk ka vendosur asnjë ndryshim në lidhje me politikat e Jashtme të Amerikës. Bashkëpunimi kundër terrorizmit, me Pakistanin, do të çojë në përmirësimin dhe arritjen e synimeve. Kjo do të rezultojë në reduktimin e misioneve të telekomanduara dhe përdorimin e alternativave .Qëllimi strategjik është një kuadër rajonal për një Afganistan-post Amerikan. Kjo ne thelb, do të thotë se: Një përpjekje e koordinuar nga Pakistani, India, Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara për te arritur një zgjidhje politike, me bazë bashkëpunimin. Sfida e Obamës në inkuadrimin e njoftimit për tërheqjen e trupave të tij,ka si arsye rritjen e këtij procesi rajonal dhe jo ndërprerjen e tij .Udhëheqësit e Afganistanit, Pakistanit dhe Indisë duan largimin e trupave amerikanë - por jo në qoftë se kjo veprim krijon një vakum të ri, dhe i le ata të pambrojtur. “Ne nuk do të bëjmë asgjë të rrëmbyer”, tha Obama të hënën, në një deklaratë që reflekton në stilin e qeverisjes se tij. Shpresojmë, që ky vendim edhe ky bashkëpunim do të sigurojë një dalje të besueshme nga kjo situatë.