E Diel, 1 Nëntor 2026

Testi i letërsisë, mësuesit nën vëzhgimin e policisë

Nis puna për hartimin e tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë me specialistë të fushës

Hartimi i tezës së letërsisë dhe gjuhës shqipe ka nisur zyrtarisht dje në ambientet e posaçme. Ndërkohë që provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i letërsisë do të zhvillohet më datë 1 qershor, specialistët e arsimit janë “ngujuar” për të hartuar tezat e tij në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve(AVA).

Ndërkohë që një nga pikat më të rëndësishme për nxënësit, prindërit dhe mësuesit është garancia e transparencës.

Pjesë e sigurisë së këtij procesi është edhe ruajtja e mjediseve të AVA-s, nga forcat e Policisë së Shtetit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, deklaroi se dy përcaktuesit e testeve përfundimtare(PTP), janë ndër specialistët më të mirë të kësaj fushe. Ata janë përzgjedhur nga komisioni i Maturës Shtetërore, pas seleksionimit të disa kandidaturave të mundshme, nga drejtoritë arsimore rajonale(DAR). Ndërkohë që, sipas ministrit, në dispozicion të hartimit të tezës së letërsisë është edhe një grup prej 10 specialistësh të tjerë, të cilët do të merren me anën teknike të provimit. Puna e tyre do të konsistojë kryesisht në shumëfishimin, paketimin, përgatitjen e bar kodeve, si edhe përpilimin e listave për çdo mjedis e klasë, ku do të zhvillohet provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore. AVA tashmë ka në dispozicion një fond prej 500 pyetjesh, të përshkallëzuar sipas nivelit të nxënësve. Ndarja e tyre do të bëhet në nivele të ndryshme, duke filluar nga ato të thjeshtat, mesataret dhe më të vështirat. Hartimi i variantit përfundimtar të testeve të gjuhës dhe letërsisë do të realizohet nga dy përcaktuesit e testeve. Data e fundit për mbylljen e këtij procesi do të jetë 1 qershori.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›