E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi nga Banka Qëndrore, Bankat amerikane kalojnë provën

Bankat amerikane dalin mirë në rezultatet e stres testit të aplikuar nga Banka Qendrore. Rezerva Federale Amerikane ka njoftuar se vetëm katër banka nga 19 të marra në provë nuk e kanë kaluar testimin e fundit.
Banka Qendrore Amerikane në fakt nuk specifikon se cilat janë këto institute bankare të cilat kanë rezultuar dobët në testim pavarësisht se disa media flasin për katër prej tyre si Citigroup, banka e tretë më e madhe në SHBA, Ally Financial, një nga shoqëritë e mëdha të sigurimit të jetës, Metlife dhe San Trust.
 

Rezerva Federale thekson se pjesa më e madhe e bankave amerikane do të jetë në gjendje tu rezistojë humbjeve të mëdha në rast të një recesioni të mundshëm. Gjithashtu nga ky provim Banka Qendrore Amerikane ka dalë në konkluzionin se shumica e bankave amerikane kanë mjaft kapital për të përballuar një shok të mundshëm financiar në një skenar negativ që parashikon një normë papunësie në nivelin e 13% dhe një rënie me 21% të çmimeve të shtëpive.
 

Prova e stres- testit e aplikuar nga Rezerva Federale, është e nevojshme për tu mundësuar bankave amerikane të shtojnë dividendët. Bank of America e ka kaluar testin por nuk ka kërkuar shtim të kapitalit, ndërsa JP Morgan ka mbajtur nga Rezerva Federale autorizimin për një rritje me 20% të dividendëve.
 

Sipas provës së improvizuar nga Banka Qendrore Amerikane rezultatin më të keq e ka shënuar shoqëria e sigurimeve Ally Financial në bazë të matjes së shëndetit të saj fiskal, ndërsa me rezultatin më të mirë bazuar në raportin pasuri/aktivitet të rrezikshëm, ka qenë Wells Fargo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›