E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos pranon gabimet e Greqise

Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos ka deklaruar se qeveria greke mund të ketë bërë gabime vitet e fundit , por që vendi tashmë ka zgjedhur rrugën e duhur për të marrë rezultatet e duhura.
“Kemi negociuar, kemi fituar dhe kjo ka treguar se me marrëveshjen me kreditorët privatë për reduktimin e borxheve qeveritare Greqia ka ende një vend. Vendi jo vetëm është bërë ekonomikisht më i qëndrueshëm por ka ndryshuar edhe imazhin”,- është shprehur Venizelos gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.
"Gabimet janë bërë, po ashtu edhe lëshime, gjërat mund të kishin qenë ndryshe, por të kombinoje elementet ishte e vështirë. Ne po udhëtonin në një territor të paqartë dhe të panjohur. Pas një pike të caktuar unë besoj se kemi gjetur strategjinë e duhur dhe rrugën e drejtë, dhe kjo strategji dha frytet dhe do t’i japë edhe në të ardhmen, "
Venizelos, i cili udhëhoqi negociatat mbi një plan të dytë, konfirmoi një ditë më parë se do të japë dorëheqjen nga posti i tij sapo të zgjedhet shefi i PASOK-ut.
Ai ka thënë gjithashtu se 2012-ta do të jetë një vit i vështirë.
"Jemi kthyer në tryezë, pa qenë kokë turku, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ky është një ndryshim në zhvillimet e krizës. Kriza nuk ka mbaruar, ne kemi para nesh shumë çështje të vështira. 2012 do të jetë një vit i vështirë, por duhet të angazhohemi edhe për vitin 2013 që do të jetë viti i rritjes pozitive. “
Qeveria greke ka miratuar kushtet e kërkuara nga komunitetit ndërkombëtar për të marrë paketën e dytë me vlerë prej 130 mld euro, ndërkohë që vendimi duhet te miratohet dhe nga parlamenti. Nga ana tjetër FMN përmes një komunikate zyrtare ka deklaruar se ka aprovuar fondin e premtuar nga Lagarde prej 28 miliardë eurosh në mbështetje të programit të mëkëmbjes së llogarive publike. Kjo i mundëson Greqisë dhënien e menjëhershme të këstit të parë me 1,65 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›