E Shtunë, 31 Tetor 2026

SWIFT bllokon bankat iraniane, SHBA mirëpritet vendimin

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e SWIFT-it, trupë që menaxhon transaksionet globale bankare, për përjashtimin e bankave iraniane nga sistemi, për të forcuar sanksionet kundër Teheranit.

Kjo lëvizje ka për qëllim izolimin financiar të Iranit, duke e bërë të pamundshëm rrjedhjen e parave në dhe jashtë këtij vendi, nëpërmjet kanaleve zyrtare bankare.

Nënsekretari i thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare i Shteteve të Bashkuara, Dejvid Kohen, tha se vendimi i sotëm reflekton “konsensusin ndërkombëtar në rritje” për ta bindur Iranin, që t`i shqyrtoj shqetësimet për programin e tij atomik.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e akuzojnë Iranin për përpjekje për zhvillimin e armatimit atomik.

Ndërkohë Irani i refuzon këto akuza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›