Berisha: Të shkatërrohen të gjithë bunkerët e Enver Hoxhës
TIRANË- Bunkerët e ndërtuar gjatë regjimit komunist, dalëngadalë do t’u mbetet vetëm emri, qeveria vendosi sot që të nisë sa më parë procesi i ç’bunkerizmit të vendit.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku kryeministri Berisha kërkoi nisjen e procesit të ç’bunkerizmit në të gjithë vendin.
Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit.
Në vitet 1970 Shqipëria komuniste konsiderohej e rrethuar nga një kualicion armiqsh që kishin si synim pushtimin e saj. Në masat që u morën, ishte dhe bunkerizimi total i vendit, për të cilët u shpenzuan shuma të konsiderueshme parash.
(el.me/BalkanWeb)