E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testimi raketor i trashë armiqësitë

Izraeli njoftoi se të mërkurën ka testuar raketën që mund të bartë mbushje bërthamore dhe të sulmojë Iranin. Irani ndërkaq paralajmëroi se çdo tentim i sulmit ndaj republikës islamike do të dënohej ashpër.

Ministria izraelite e Mbrojtjes e konfirmoi testimin, por refuzoi të jepte detaje shtesë për sistemin e testuar.

Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, e quajti testimin si një pikë kthese, duke dhe si “një hap të rëndësishëm të progresit të raketave izraelite në hapësirë”.

Testimi i raketës u bë vetëm dy ditë pasi që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tërhoqi vërejtjen për një “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë” të Izraelit nga programi bërthamor iranian.

Nga ana tjetër, shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Hasan Firouzabidi, ia ka tërhequr vërejtjen Izraelit që të mos aspirojë l ndonjë aksion ushtarak kundër vendit të tij. Kjo ngase, sipas gjeneralit iranian, Izraeli do të ndëshkohej menjëherë dhe shumë ashpër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›