Kandidoj për President, nëse kërkon populli

“Nuk pretendoj të bëhem President”, ka thënë ai disa herë gjatë intervistës.
“Por unë jam në shërbim të popullit. Nëse këtë e kërkon populli, unë do ta shqyrtoj”, ka shtuar ai.
Adem Demaçi ka sqaruar diçka edhe rreth çështjes së kandidaturës së tij të mundshme për President, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
“Nuk më ka propozuar PDK e as Vetëvendosje, por disa shokë nga Amerika”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk është e vërtetë se Vetëvendosje ka kërkuar nga ai që nëse dëshiron ta ketë mbështetjen e tyre për President, ai atëherë të insistojë që Hashim Thaçi të mos jetë Kryeministër.
“Rrenë është ajo”, tha ai.
Adem Demaçi tha se nuk do të mund të ishte President në kontekstin aktual politik, kur institucionet kosovare janë të ndikuara plotësisht nga prania ndërkombëtare në vend.