E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Helikopterët e NATO-s në Shqipëri përdoren për pushime e femra

TIRANË-Për herë të parë kreu i FRD, Bamir Topi ka reaguar mbi faktin se një helikopter i forcave të armatosura fluturoi në muajin mars mbi vilën e tij që konsiderohet, objekt i rëndësisë së veçantë.

Sipas Topit, Shqipëria sot vërtet është vend anëtar i NATO-s, por institucionet dhe objektet e saj përdoren për qëllime personale nga njerëz të veshur me pushtet.
“Unë nuk kam folur asnjëherë për këtë temë. As për pushimin nga puna të gjeneralëve. Shkarkimi i 3 gjeneralëve, i padrejtë, ata e kanë bërë punën e tyre. Por Shqipëria sot është një ndër 28 vendet anëtarë të NATO-s. Por me helikopterët e ushtrisë e NATO-s sot bëhen pushime. Përdoren për pushime dhe femra”, tha Topi gjate nje takimi qe kreu me banore te njesise bashkiake, nr 3 ne Tirane.

Kreu i FRD reagoi dhe mbi titullin që Sali Berisha mori sot me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publik, ku kryeministri u nderua me titullin "Fisnikëria Tiranase". Sipas Topit, Berisha lejoi vrasjet në Bulevard dhe nuk karakterizohet me tipare humaniste që të gëzojë këtë titull.
“Për titullin e Berishës, turp për ata që ia kanë dhënë. Edhe në fushën e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij njeriu që vetëm 2 vite më parë nën hundën e tij në mes të kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin fisnikëria tironse”.

vijonn
Lidhje te tjera Helikopteri mbi vilën e Bamir Topit, gjenerali: Të pezullohet komandanti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›