E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e prostitucionit

Mediat italiane raportojnë se policia e Trevizos në Itali gjatë një operacioni ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikimin e femrave.

Mediat theksojnë se nga hetimi doli se anëtarët e bandës merrnin vajza në Rumani për t`i shfrytëzuar si prostituta në Itali.

Burimet nga policia bënë të ditur për mediat në Itali se vajzat në shumë raste merrnin fare pak nga fitimet e tyre prandaj dhe një nga vajzat për këtë arsye kishte arritur të arratisej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›