E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi, minatorët pezullojnë punën

Nga protesta e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE- Nje dite pas shperthimit ne minieren e Bulqizes, ku nje minator humbi jeten dhe tete te tjere mbeten te plagosur, gjithe te tjeret kane vendosur braktisjen e punes.

Dita e sotme i ka gjetur galerite bosh. Vendimi u mor mengjesin e sotem, ku pas nje takimi minatorët vendosen që të pezullojnë punën.

Paraditen e djeshme, nje shperthim hidrogjeni ne pusin numer dy humbi jeten minatori Naim Shyti dhe tre te tjere nga tete te plagosur trajtohen ne gjendje kritike ne spital.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço tha se ministria vetëm pak ditë më parë kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në  ne minieren e kromit ne Bulqizë.

Ne nje reagim te METE, thuhet se nga METE është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë. Sipas METE, urdhëri eshte dhënë në datën 10 gusht 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›