Nënë Tereza, sot tetë vjet nga Lumturimi
TIRANE- Shenohet sot 8 vjetori i Lumturimit te humanistet shqiptare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, njohur botërisht si Nënë Tereza e Kalkutës.
Plot tete vite me pare, me 19 tetor 2003 ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II, ne pritje te Shenjtërimi i saj nga Kisha Katolike nga indianët, shqiptarët dhe të gjithë ata që e admirojnë.
Gruaja shtatvogel eshte fituese e Çmimit Nobel te Paqes, marre ne vitin 1979, cmim qe shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve, te semureve dhe atyre qe ishin ne prag te vdekjes.
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri. Me keto fjale ajo pranoi boreisht origjinen e saj, teksa u deklarua per atdheut gjate fjales pershendetese ne marrjen e cmimit Nobel.
Nënë Tereza u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.
Ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Qeveria shqiptare e ka percaktuar 19 Tetorin festë kombëtare.