E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetovarja mban të ngujuar dhe maltreton për 15 ditë kosovaren

Kosovarja njëzet e tre vjecare M.B., 15 ditë me radhë është mbajtur dhe maltretuar në një banesë, në Tetovë, nga ana e 22-vjeçares K.I. nga Tetova, e cila mbrëmë është arrestuar nga policia. Procesi hetimor ka treguar se tetovarja i kishte premtuar kosovares punë si këngëtare në një objekt hotelerik në Zhelinë të Tetovës, raporton gazeta Lajm e Maqedonisë.

Më 18 gusht М.B., në mënyrë ilegale kishte kaluar kufiri Kosovë-Maqedoni, duke u vendosur në Tetovë, ku kishin filluar edhe peripecitë. Në momentin që u arrestua, policia ndaj K.I. ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale: "kontrabandë me emigrantë"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›