E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta Krasniqi me një emision të ri

PRISHTINE- Aktorja dhe moderatorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi edhe pse në muajin e tetë të shtatzënisë është duke punuar me zell të madh në realizimin e emisionit “Lidhja mes nesh”, që së shpejti pritet të kthehet në ekranet e RTK-së.

Në një intervistë për të përditshmen “Lajm”, Teuta – e cila është duke bashkëjetuar me këngëtarin Blero - ka bërë të ditur se cikli i ri do të vazhdojë me gjashtë emisione – ndërkaq në muajin shtator, siç shpjegoi ajo, aksioni humanitar do të vazhdojë në një formë tjetër.

Projekti realizohet falë ndihmës së fondacionit të Behgjet Pacollit dhe mbështetjes nga disa kompani të tjera. Në ciklin e parë të emisionit “Lidhja mes nesh” janë ndërtuar 12 shtëpi, ndërsa në ciklin e dytë 5 sosh.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›