E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta Lokomotiva qe nuk ndalet

Djemte e Detit kane fituar ne transferte me Kamzen 2-1. Rishfaqet serish dhuna ne stadiumet shqiptare kete here ne ndeshjen Laci - Kastrioti

Djemte e detit nuk dine te ndalen ne kampionat. Teuta vazhdon marshimin e saj te pandalshem ne Kategorine Superiore duke regjistruar nje tjeter sukses te rendesishem ne fitoren 2-1 ne transferten e Kamzes ne ndeshjen e vlefshme per javen e 11-te te Superliges e cila e coi ne pese pike diferencen me ndjekesen Tirana e cila do te luaje sot perballe Shkumbinit ne Peqin. Interesant eshte fakti se ne dy perballjet direkte ne Kupen e Shqiperise te dyja takimet midis Kamzes dhe Teutes ishin mbyllur ne barazim 1-1 ne Durres 0-0 ne Kamze me ekipin durrsak qe rrezikon seriozisht te mos kaloje fazen e grupeve pasi renditet i fundit me 3 pike ne grup pas Flamurtarit me 9 pike Kamza 5 pike dhe Pogradeci 3 pike. Nje fillim befasues i durrsakeve te cilet kaluan ne avantazh pa kaluar 100 sekondat e para fale nje goli te realizuar nga mesfushori 21-vjecar Ansi Nika. Sulmuesi i talentuar Mirel Cota dyfishoi rezultatin ne minuten e 31-te duke realizuar edhe golin e trete sezonal. Me avantazhin e dy golave skuadra e udhehequr ne bankine nga Hasan Lika luftoi fort per te mbrojtur rezultatin edhe pse futbollisti i saj me i mire Renato Hyshmeri u detyrua te largohej pas demtimit. Kamza e cila pesoi humbjen e dyte ne shtepi ne gjashte ndeshje te luajtura ne fushen e saj shkurtoi diferencen me penalltine e realizuar nga veterani Sokol Ishka ne minuten e 67-te. Teuta skuadra me me shume fitore ne 11 javet e para ne 9 te tilla ka humbur vetem 1 ndeshje kete sezon ne javen e trete me Vllaznine.Teuta po deshmon se eshte forca e pare ne kete sezon duke synuar titullin e dyte historik ne historine e saj 81-vjecare qysh kur triumfoi ne sezonin 1993-1994 me trajner Haxhi Ballgjinin. Ndeshjen e ardhshme Teuta do ta luaje ne Pogradec ndersa Kamza do te udhetoje ne Kruje kunder Kastriotit.

Apolonia ende ne krize

Skuadra e Apolonise se Fierit po perjeton nje krize te thelle rezultatesh kete e kane treguar edhe kete jave ku jane mundur me rezultatin 3-2 me Pogradecin ne Loni Papuciu. Nje sukses i merituar i liqenoreve te Ylli Cekicit ne fitoren e tyre te pare ne transferte edhe pse luajten nga minuta e 58-te me dhjete lojtare pas ndeshkimit me karton te kuq te Andi Celes per nje nderhyrje te parregullt ndaj mesfushorit brazilian te Apolonise Fernando da Silva. Pogradecaret ne transfertat e meparshme kishin regjistruar pese humbje ne pese ndeshje. Maqedonasi Nedzat Drazhani edhe nje here tjeter u tregua faktor per liqenoret fale golit te tij ne minuten e 6-te duke befasuar edhe publikun e paket. Mbrojtesi 22-vjecar i Apolonise Kostandin Ndoni barazoi rezultatin 1-1 ne minuten e 79-te por kater minuta me pas mesfushori 24-vjecar kosovari Isa Emihazeri serish i siguroi avantazhin Pogradecit. Minutat e fundit dhe ato shtese ishin dramatike. Saimir Jahaj shenoi me penallti golin e trete per Pogradecin ne minuten e 93-te nderkohe qe kapiteni i Apolonise Julian Gerxho fiksoi perfundimisht shifrat 2-3 ne minuten e 95-te por me fierakun qe realizoi golin e tij te gjashte personal ne keto 11 jave. Per ekipin fierak kjo ishte humbja e trete rresht nderkohe qe bardhejeshilet e drejtuar nga dyshja Stavri Nica-Dhimiter Papuciu behet fjale per ndeshjen e shtate pa fitore. Pika e fundit e marre eshte jo ndaj Flamurtari ne Vlore ne barazimin 1-1 ne javen e 8-te nderkohe qe fitorja e fundit eshte edhe me e larget ne kohe ajo 1-0 me Kamzen sezonin e kaluar e fituar cuditerisht ne transferte ne javen e 4-t. Apolonia mbeti ne kuoten e 8 pikeve nderkohe qe Pogradeci ka dyfishin e tyre 16 duke u pozicionuar ne 7-te po aq sa Laci.

Rishfaqet dhuna ne kampionatin shqiptar

Rishfaqet dhuna ne formen e saj me agresive ne stadiumet shqiptare. Ndeshja Laci-Kastrioti e vlefshme per Javen 11-te nuk u mbyll ne menyren e zakonshme por me dhune barbare ku viktima ishte ashtu si ne shume raste gjyqtari kryesor. Goli i Buljan ne minuten 44 kaloi Lacin ne avantazh por Inkango barazoi per Kastriotin ne minutat e fundit te kohes shtese. Tifozeria vendase kontestoi golin e krutaneve duke pretenduar per nje pozicion jashte loje. Me tu degjuar fershellima e perfundimit te takimit tifoze dhe drejtues te Lacit u turren ne fushe drejt arbitrit kryesor Lorenc Jemini duke e goditur e dhunuar ne menyre shtazarake. Fusha e gjelber u kthye ne nje arene perleshjeje me nje objektiv te vetem arbitrin Jemini i cili me pas u shoqerua nga forcat e policise deri ne Tirane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›