E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusiat barazojnë, Bajerni merr kreun

Kryendeshja mes dy kryesueseve, Borusias së Mynshengladbahut dhe Borusias së Dotrmundit, është mbyllur në barazim 1-1, ky rezultat i ka hapur rrugën Bajernit të Mynihut që të rimarrë vendin e parë pas fitores 4-1 ndaj Varder Bremenit. Në Mynshengladbah do të jenë miqtë e Dortmundit që do të marrin kryesimin e ndeshjes pas golit të shënuar nga polaku Levandovski në fund të pjesës së parë. Megjithatë, vendësit do të barazojnë në pjesën e dytë me Mike Hanken duke vulosur shifrat 1-1, rezultati më i drejtë ky për atë çka paraqitën skuadrat në fushë. Në “Allianz Arena”, Bajerni do të shkatërrojë 4-1 Verderin. Interesante është se në këtë përballje të pesta gjuajtjet në portë u shndërruan në gola, 4 për vendësit dhe 1 për miqtë. Pas golit të Riberis (22’), do të barazonte Verderi me anë të (Rosenberg 52’), por më pas dygolëshi i Robesn (69’, 83’) dhe një tjetër rrjetë e Riberis (77’), do të vendosnin rezultatin përfundimtar prej 4-1.

Bundesliga

Të premten

Leverkusen – Hofenheim 2-0

Dje

Mynshengladbah – Dotrmund 1-1

Bajern Mynih – Verder 4-1

Volfsburg – Mainc 2-2

Freiburg – Hanover 1-1

Kaizerslautern – Herta 1-1

Shtutgart – Këln X-X

Sot

Hamburg – Nurenberg 15:30

Shalke 04 – Augsburg 17:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›