Vilash-Boash, gati spastrimi te Çelsi
Trajneri i Çelsit Andres Villsh-Boash është duke planifikuar që të bëjë spastrim të emrave të mëdhenj te Çelsi në fund të këtij sezoni. “The Independent” shkruan se largimet e pritura janë ato të Nikolas Anelkas dhe Didier Drogbas, të cilët ende nuk kanë rinovuar kontratat. Fat të njëjtë pritet të kenë edhe Aleks, Salomon Kalu, Paulo Ferreira dhe Florent Malouda, të cilët janë sjellë keq me menaxherin e tyre, ndërsa ka shumë gjasa që të shitet njëri prej Ivanoviç apo Bosingvas.