Teuta fiton dramatikisht ne sekondat e fundit ndaj Flamurtarit
Një shpërthim i minutave shtesë bëri që të ndryshonte gjithçka në Durrës. Stadiumi i qytetit, pasi vuajti për 92 minuta, jehoi në fund nga brohoritjet dhe festa pasi Teuta shënoi një gol të vetëm që i dha fitoren ndaj Flamurtarit. Një gol i mrekullueshëm i Hyshmerit që zeroi gjithçka kishte bërë skuadra mike në këtë duel bregdetas dhe që e dërgon Teutën në krye të renditjes së kampionatit me dy fitore në 2 javët e para.
Më shumë Flamurtar, por edhe një Teutë që u zgjua në fund, në ndeshjen e “Niko Dovanës”. Një ambient i bukur futbolli, me tapet normal, ndriçim që zbukuron gjithçka dhe një sasi ngrohëse tifozësh në dy tribunat qendrore. Por një ambient që duhej të priste shumë për të përjetuar një gol.
Miqtë nga Vlora ishin kudo në pjesën e parë me Hysën që provoi pas një rrotullimi, ndërsa gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Trajneri vlonjat Lutaj priste me shpresë në vendin e tij përtej vijës fundore dhe skuadra nuk e zhgënjeu.
Me radhë provuan Progni, pas tij Veliaj që gjuajti krejtësisht gabim dhe më tej ishte Kuqi që pati rastin e parë të vërtetë për të shënuar. Gjuajtja e tij me kokë u prit me portieri i Teutës, Rizvani.
Në minutat e fundit, sërish provoi Flamurtari, por sërish nuk qe aq këmbëngulës sa të shënonte, duke përfunduar me një goditje dënimi të Veliut që përfundoi paksa jashtë, në të djathtë të portës durrsake.
Edhe pjesa e dytë pati po këtë pamje, një Flamurtar këmbëngulës, por jo deri në aventurë dhe një Teutë e kujdesshme që nuk përbuzte barazimin. Tifozët vendas ishin më të nxehtë sesa ekipi i tyre në fushë, ndërsa vlonjatët iu afruan rrezikshëm golit. Në minutën e 61-të ishte Hysa që depërtoi nga e majta dhe goditi shtyllën me gjuajtjen e tij. Fati ishte me Teutën. Lena provoi nga distanca sërish për kuqezinjtë, por topi përfundoi jashtë, ndërsa Lutaj nuk lodhej duke pritur golin që nuk erdhi as kur u humb ky rast në mënyrë të pabesueshme, pasi topi nuk u dërgua në portë, por në trupin e një mbrojtësi vendas.
Në një moment, kamera u fiksua në një parullë të dhimbshme ku shkruhej “rrugë të mbarë kampioni Juxhin Guxho”, parullë që i dedikohej volejbollistit 22-vjeçar durrsak që humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë.
Pikërisht në këtë moment filloi edhe kthesa e Teutës dhe Albi Dosti provoi me një gjuajtje nga 22 metra, që përfundoi jashtë. Më tej, erdhi një aksion i rrezikshëm nga e djathta i “djemve të detit”, por topi u largua nga mbrojtja, pasi u dërgua në zonë me anë të kombinimeve të sakta.
Në minutën e parafundit u duk sërish në skenë Flamurtari kur portieri Rizvani për pak fali golin, por Draganov u vonua dhe numri 1 i vendasve rikuperoi gjithçka.
Më pas erdhi goli. Krejtësisht meritë e Renato Hyshmerit që u zhvendos nga e djathta në qendër dhe gjuajti fort e saktë duke mposhtur Moçkën. Një ekzekutim model, i denjë për çdo lojtar të madh të Ligës së Kampionëve. Në fund, Teuta thuajse shënoi edhe golin e dytë, por Moçka priti shkëlqyeshëm një gjuajtje në zonë, ndërsa në fundin e ndeshjes, Hyshmeri mori në mënyrë të merituar brohoritjet e tifozëve vendas, ndërsa Teuta mori kreun e renditjes së Superligës.