Chelsea kërkon Albiolin

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 15:30
Sipas medieve spanjolle Chelsea është e interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raul Albiol pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Albiol duket se ka humbur statusin e kandidatit për formacionin bazë pas ardhjes së talentit francez Raphael Varane dhe me Ricardo Carvalhon, Pepen e Sergio Ramosin në dispozicion, ai mund të jetë i detyruar të kërkon klub të ri.
Radiostacioni Cadena Ser ka njoftuar të shtunën se Chelsea është e gatshme të paraqet ofertë për Albiolin në janar.