E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina pas Amaurit

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 16:01

Fiorentina është duke konsideruar paraqitjen e një oferte për sulmuesin e Juventusit Amauri gjatë afatit kalimtar të janarit ka bërë të ditur Sportmediaset.

Amauri refuzoi oferta nga Fenerbahce dhe Marseille gjatë verës duke shpresuar se do të tregon vlerën e tij te trajneri Antonio Conte.

Por, situata vetëm sa është komplikuar dhe ai aktualisht stërvitet me ekipin e juniorëve derisa është pothuajse i sigurt largimi i tij nga klubi në janar.

Më herët ai kërkohej edhe nga Milan ndërsa tani thuhet se Fiorentina e gatshme ta sjell në Artemio Franchi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›