E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi nuk largohet nga Roma

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 16:00

Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së mesfushorit Daniele De Rossi, duke insistuar se ai dëshiron të mbetet në klub.

De Rossi ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij në Olimpico, pasi ajo aktualja i skadon vitin e ardhshëm.

Por, Enrique ka mohuar mundësinë e largimit të De Rossit.

“Kontrata e De Rossit skadon vitin e ardhshëm dhe ai është në negociata për vazhdimin e saj. Ai dëshiron të mbetet dhe klubi dëshiron ta mbajë. Palët duhet të arrijnë marrëveshje”, tha Enrique për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›