E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izolohet SIDA Burgjet Ska rrezik perhapje ne qeli

Deklarata eshte bere dje ne menyre zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pas publikimit nga Panorama te lajmit se dy te denuar me SIDA ndodheshin ne qelite shqiptare ndersa njeri prej tyre ka gjetur vdekjen. Me ane te nje deklarate per mediat Burgjet pohuan dje zyrtarisht se infeksioni qe mbartnin dy te denuarit fatmiresisht nuk ishte perhapur tek bashkevuajtesit edhe pse gjate gjithe kohes se burgimit 27-vjecari elbasanas Valmir Cani nuk ishte diagnostikuar me semundjen e SIDA-s. Ne njoftimin zyrtar Burgjet pohuan se i denuari Valmir Cani i datelindjes 28 mars 1983 eshte transferuar ne burgun e Peqinit ne date 15 korik 2010 nga burgu Mine Peza ne kryeqytet. Ne kartelen e tij klinike vleresimi eshte pa probleme shendetesore. Ne burgun e Peqinit per here te pare ky person eshte paraqitur per vizite me 18 gusht 2010 per nje infeksion ne fytyre furunculoze faciale per te cilen u dergua urgjentisht ne spitalin e Elbasanit per vizite te specializuar te mjeku dermatolog dhe ORL. shte trajtuar sipas rekomandimeve dhe analizat gjak-komplet e urine-komplet kane rezultuar normale. Me 15 shtator 2010 u dergua perseri ne spitalin e Elbasanit ku u konkludua per semundjen e Psoriazit problem dermatologjik dhe iu rekomandua te shkoje ne repartin e dermatologjise ne Tirane pohojne Burgjet. Sipas tyre me 16 shtator 2010 Cani u dergua ne Qendren Spitalore te Burgjeve ku eshte vizituar nga mjeket specialiste dermatologe te Qendres Spitalore Universitare Tirane te cilet konkluduan per nje furunkuloze dhe dermatit seborik. Keta mjeke kane rekomanduar mjekim me antibiotike dhe betadine. Pas kesaj i burgosuri eshte rikthyer serish ne Peqin ku me date 1 tetor 2010 eshte ankuar per nje dhimbje te kembes se majte dhe dergohet tek neurologu i spitalit civil ne Elbasan i cili i rekomandon analize imazherike CT. Me 8 tetor 2010 27-vjecari Cani ka pesuar paralize gjate qendrimit ne qeli dhe eshte derguar serish ne spitalin e burgjeve Tirane me diagnoze neurologjike paraplegji inferior e kembes se majte. Per pasoje ai eshte shtruar ne spitalin e burgjeve ku rezulton se mjekimet qe ai ka marre te jene pasqyruar ne kartelen mjekesore e cila mban numrin 341 me diagnoze hemipareze e majte me natyre per tu determinuar. Burgjet pohuan gjithashtu se Canit i jane kryer analiza laboratorike dhe imazherike qe nga CT e kokes me kontrast deri tek RMC per arsye se diagnoza shkonte ne pamjet imazherike per nje Ca me Metastaza cerebrale. Ne daten 1 nentor 2010 konfirmohet diagnoza per HIV pozitiv dhe personi eshte shtruar urgjent ne reaminacionin e spitalit infektiv ku ka nderruar jete disa dite me vone konfirmuan Burgjet dje duke shtuar se ne lidhje me dinamiken e veprimeve te tij Cani nuk eshte paraqitur asnjehere per vizite prane stomatologut dhe nuk eshte trajtuar ndonjehere prej tij nuk ka shfaqur shenja te deviacionit seksual nuk ka kryer takime speciale nuk ka tatuazh si dhe nuk ka perdorur sende personale te bashkevuajtesve te tjere. Po keshtu Burgjet kane sqaruar se ne lidhje me te denuarin tjeter me inicialet B.O. i cili ndodhet ne Peqin dhe i kane mbetur me pak se dy muaj denim ky nuk perben objekt rrezikshmerie dhe infektimi per bashkevuajtesit e tjere duke njohur shkaqet e infektimit te kesaj semundje dhe historikun e personit. Situata eshte e qete dhe ne kontroll. Burgjet Te rishihet ligji per te semuret me SIDA

Burgjet pohuan dje se persos synimeve te meparshme qellim kryesor gjate kesaj periudhe eshte bere rishikimi i legjislacionit ekzistues per te denuarit dhe paraburgosurit me HIV/AIDS. Fokusi i projektit qe ka nisur te implementohet ne burgje do te jene vecanerisht per te miturit dhe te rinjte e denuar e paraburgosur ne menyre qe te marrin te gjithe informacionin e nevojshem per semundjet infektive.

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›