Tragjedia e Tisës, gjenden edhe 3 trupa të pajetë
Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur të shtunën pranë qytetit Senta, ndërsa të dielën është gjetur trupi i një foshnje dhe i një femre në lokalitetin Adorjan. Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Novi Sad për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
Gjyqtari hetues ka deklaruar se nga pesë të mbyturit e nxjerrë nga lumi Tisa në territorin e komunës së Kanjizhës, është bërë identifikimi i tre prej tyre, dhe po punohet për identifikimin e një vajze rreth 10 vjeçe.
Deri tani në pjesën e Tisës që kalon nëpër Vojvodinë, janë gjetur tetë trupa të pajetë, ndërsa sipas të dhënave të mëparshme, në pjesën hungareze të këtij lumi janë gjetur tre trupa.