BDI: Në NATO dhe BE edhe pa maqedonasit
Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti deklaron se shqiptarët do të integrohen “me ose pa” maqedonasit, sepse nuk mund të presin kaq gjatë negociatat me Greqinë.
"Shqiptarët janë bashkuar me platformën në të cilën është shkruar Maqedonia në BE dhe në NATO. Për ne është me rëndësi që deri në dhjetor të ketë një zgjidhje për emrin. Referendumi është çështje tjetër", deklaroi Haliti.
Ai theksoi se anëtarësimi në NATO dhe BE ka qenë premtim parazgjedhor i partisë së tij, kështu që BDI-ja patjetër duhet ta plotësojë këtë zotim para votuesve të vet.
Ky reagim i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasuar paralajmërimin e kryeministrit Nikola Gruevski mbi referendumin, në të cilin qytetarët e Maqedonisë do të deklarohen pro apo kundër ndryshimit të emrit.