Teuta ngre “kala” në Krujë
Teuta fitoi 2-1 në transfertë me Kastriotin në Krujë në një stadium pa shikues, në takimin hapës të javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Teuta bëri autokritikën më të mirë pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Durrës, në javën e parë të fazës së dytë. Dy djemtë e artë të Mirel Josës, Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile shënuan nga një gol secili në fitoren e dytë sezonale jashtë “Niko Dovanës”. Hysa shënoi në minutën e 19-të. Goli i pestë sezonal i tiranasit të Kombëtares U-21. Mile dyfishoi shifrat në minutën e 62-të. Edhe për beratasin ky ishte goli i pestë gjatë këtij edicioni. Kastrioti shkurtoi diferencën në të 68’ me anë të Eleandro Pemës. Për Kastriotin kjo ishte humbja e dytë rresht në fazën e dytë, pas asaj me Dinamon (2-0) në javën e 12-të.