E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer fiton ne Londer

Dëshironte patjetër që ta mbyllte vitin me sukses dhe ia arriti kësaj gjëje ia arriti më së miri. Rozher Federer fitoi finalen e turneut të Londrës përballë Zho-Vilfrid Congës, me rezultatin 2-1, duke mbushur 70 turne të fituar në karrierë në 100 finale të luajtura.

Seti i parë nuk pati shumë për të treguar, pasi zvicerani komandoi gjatë gjithë kohës dhe fitoi 6-3. Krejt ndryshe ishte seti i dytë, edhe pse u duk se Federer do të fitonte sërish lehtë dhe do ta mbyllte ndeshjen 2-0. Conga u kundërpërgjigj, e barazpeshoi setin dhe pastaj e fitoi me lojën vendimtare, taj-brejk.

Në setin e tretë Federer u duk i lodhur, por dalë nga dalë e rriti ritmin dhe kaloi në epërsi 5-3, duke iu afruar fitores. Zvicerani nuk lejoi më të papritura dhe e mbyllin setin e tretë 6-3 e krejt ndeshjen 2-1.

Tenisti 30-vjeçar ka tani 7 fitore në Londër, një rekord ky, ndërsa është ngjitur në vendin e tretë të renditjes botërore, menjëherë pas Novak Gjokoviçt dhe Rafael Nadalit. Gjithsesi, 2011-ta nuk mund të quhet një vit shumë i mirë për Federerin, pasi ai nuk arriti të fitonte asnjë turne të Çmimit të Madh, për herë të parë në karrierën e tij që nga viti 2002.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›