Korçë, 30 mijë € për vrasësin e tre vëllezërve
Për këtë, Policia e Korçës, njoftoi sot se do të ketë një shpërblim prej 30 mijë euro, për të gjithë ata që japin informacion mbi vendndodhjen e autorit. “Nga ana e drejtorisë së qarkut të policisë Korçë, është vendosur një shpërblim prej 30 mije eurosh për atë që njofton për vendndodhjen apo vendstrehimin e autorit të dyshuar. Numrat në dispozicion për njoftimin janë 0694110364 dhe 0694106891”, tha Marsela Vila, zëdhënëse e policisë së Korçës. Policia ka treguar të dhëna të reja mbi vrasjen e vëllezërve. Pasi kishte zbuluar tradhtinë e gruas, Besim Karai kishte nisur procedurat e divorcit, por më vonë ishin pajtuar sërish. Pas kësaj, ai ka kërkuar 8 milion lekë të vjetra nga Tualant Mulliri, e cili sipas policisë, ia kishte shpenzuar sasinë e parave vrasësit. Pasi kishte kthyer tre mijë euro, Tualant Mulliri ishte konfliktuar me Besim Karain, duke i deklaruar se nuk do të kthente pjesën tjetër të parave. Në atë moment ka nisur konflikti në një lokal në zonë. Në vendngjarje kanë qenë tre vëllezërit Mulliri. Pas grindjes, Besimi ka marrë një armë tip Kallashnikov, duke qëlluar për vdekje tre persona. Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të kufirit grek, ku qëndron në arrati, duke mos rënë në prangat e policisë.