Teuta, udhëkryqi i Tiranës në garën drejt titullit
Teuta, udhëkryqi i Tiranës
në garën drejt titullit
Nuk janë në luftën për titull, megjithatë ndikimi i tyre në lëvizjet e kreut të klasifikimit ka qenë i madh. Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova është padyshim ekipi që e ka bërë edhe më interesante Kategorinë Superiore. Sot, durrsakët udhëtojnë drejt kryeqytetit, për t‘u ndeshur me Tiranën e vendit të parë. Një sfidë që premton spektakël: secila nga skuadrat ka fituar një nga dy përballjet e këtij sezoni. Bardheblutë i kanë të gjitha arsyet përse duhet të jenë të kujdesshëm përballë kundërshtarëve, me të cilët kanë fituar në javën e dytë të kampionatit. Në "Niko Dovana" vendosi një gol i Migen Memellit. Por, prej asaj periudhe që tashmë duket shumë e largët, situata ka ndryshuar. Teuta është shndërruar në "macen e zezë" të pretendenteve, madje edhe të vetë 23-herë kampionëve. "Djemtë e detit" fituan përballjen e dytë, të zhvilluar në javën e 13-të: 1-2 në kryeqytet, me protagonist talentin Emiliano Vila. Ajo ndeshje "vulosi" krizën te Tirana, që humbi kryesimin, ndërsa një javë më pas u largua edhe tekniku boshnjak, Slishkoviç. Gjithsesi, ndihma indirekte që kryeqytetasit kanë marrë nga durrsakët nuk mund të mohohet. Në javën e 22-të të Superiores, ndeshja e fundit e fazës së dytë, Teuta fitoi 4-0 me Vllazninë, duke i dhuruar Tiranës vendin e parë në klasifikim dhe një kalendar më të favorshëm për fazën e tretë. Ata i mposhtën sërish shkodranët gjatë fundjavës së kaluar, duke e ngritur në tre numrin e fitoreve radhazi me kundërshtarë të fortë (më parë kishin thyer Shkumbinin dhe Dinamon). Lojtarët më të rrezikshëm të bregdetarëve janë padyshim Vila e Hysa, që së bashku kanë shënuar 18 nga 26 golat e skuadrës në këtë edicion. Pretendentja tjetër, Vllaznia e Haxhiosmanoviç, pret në fushën e saj Besën, në një sfidë ku tri pikët duken thjesht formalitet, për shkak të largimeve të disa titullarëve nga kavajasit. Dinamo luan me Shkumbinin për të konsoliduar vendin e tretë, ndërkohë që mjaft interesante janë edhe takimet në "zonën e ftohtë". Në Ballsh, Partizani ndeshet me Bylisin, në një takim që parashikohet mjaft i tensionuar. Apolonia pret Elbasanin, ndërsa Flamurtari udhëton drejt Lushnjës.
e. kodheli
Superiore / Java 29-të
NDESHJET
Tirana-Teuta
S. Jareci
Vllaznia-Besa
R. Sadiku
Dinamo-Shkumbini
B. Pashaj
Bylis-Partizani
K. Meta
Apolonia-Elbasani
E. Hoxha
Lushnja-Flamurtari
E. Peza
KLASIFIKIMI
Skuadrat N P
1. Tirana 28 55
2. Vllaznia 28 54
3. Dinamo 28 48
4. Shkumbini 28 44
5. Teuta 28 41
6. Besa 28 39
7. Flamurtari 28 31
8. Partizani 28 30
9. Elbasani 28 30
10. Lushnja 28 29
11. Apolonia 28 26
12. Bylis 28 25