KUR RAMA BOJKOTON BOJKOTIN E BOJKOTIT
U bënë disa ditë që Partia Socialiste po bojkoton Kuvendin, për shkak të kartave të identitetit. Edhe pardje, përfaqësues të saj deklaruan se nuk do të marrin pjesë në seanca, nëse qeveria nuk lëshon pe për dhënien e kartave falas. Kështu, Edi Rama i rikthehet bojkotit, ose asaj taktike që kohë më parë e kishte cilësuar, po vetë, dukuri të politikës së vjetër. I duhet thënë: Mirë se vjen në demokraci! Rama po flet sot edhe për protesta, ndërsa ca kohë të shkuara edhe këto deklaroheshin, gjithashtu, një mënyrë berishiste e të bërit politikë, pra jo një politikë e re. Dhe saktësisht ka qenë në momentet kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Në atë kohë, mbi lidershipin e PS-së ishin të forta presionet që këmbëngulnin për largimin e Kryeministrit Berisha me protesta dhe deri me bojkotim të Kuvendit. Por ishte Rama që tha "jo". Madje, këtë qëndrim e serviri edhe si një tipar të një politike të re jokonfliktuale. Si rezultat i kësaj "tolerance" ndaj të keqes sot, si rrallë herë në historinë e politikës, kemi një të keqe edhe më të madhe. Kemi ende në pushtet një Kryeministër dhe një qeveri që u premtuan qytetarëve shërbesa, por që me keqqeverisje dhe korrupsion u ofruan 26 viktima dhe shërbime funerale për to. Të mos përmendim të plagosurit e shumtë dhe shtëpitë, edhe më të shumta të shkatërruara. Askund nuk ka ndodhur që një Kryeministër të qëndrojë në karrige pas një tragjedie të tillë. Por Berisha qëndroi. Dhe jo se është i fortë, por se u tregua i dobët Rama. Tashti është po Berisha që e detyron përsëri Ramën t‘i rikthehet bojkotit, t‘i rikthehet "politikës së vjetër", duke hequr dorë nga bojkoti i bojkotit, apo "politika e re". Por a mos është vonë?
***
Rasti është i ikshëm - ka thënë Hipokrati. Mjerisht, Edi Rama nuk e pati parasysh këtë refleksion të atit të mjekësisë, kur qe fjala për "Doktor Rrumpallën". Të gjithë atyre që kërkonin protesta të fuqishme në tërë vendin për të larguar një Kryeministër dhe një qeveri qartësisht përgjegjëse për tragjedinë më të rëndë në historinë e qeverisjeve në Shqipëri, Rama i kundërpërgjigjej se politika e re nuk mund të protestojë duke hedhur gurë dhe shkopinj. Në fakt, askush nuk ia kish kërkuar një gjë të tillë. I vendosur për të mos bërë protesta, Rama dinakërisht demonizonte natyrën e tyre, duke i paragjykuar si destruktive. Atë që kish qenë tipar i protestave berishiste në opozitë e paraqiste si tipar të protestave në tërësi. Diku nxirrte edhe "arsyen" se shqiptarët nuk dalin në protesta. Te kjo e fundit ka ca të vërtetë që na çon te problemi i bojkotit. Nëse protestat ishin të pamundura, përse nuk u përdor bojkoti si mjet legjitim politik i pakicës në demokraci, por u shpall edhe ky si një tipar i politikës së vjetër? Askush nuk ka dhënë ende arsyet e këtyre qëndrimeve. Përjashtojmë këtu "argumentin" se meqë ishim në prag të pranimit në NATO, nuk do të ishte mirë që kjo ngjarje historike të "përdhosej" me protesta (një absurditet, sepse një nga standardet që mbron NATO është liria për të protestuar, aq më tepër për një tragjedi, përgjegjësit e së cilës jo vetëm kanë mbetur të pandëshkuar, por po u kërkojnë përsëri votën shqiptarëve). Dhe ka gjasa të mos ndëshkohen as në të ardhmen.
Përse? Sepse është akoma në krye të qeverisë ai që është përgjegjësi kryesor për abuzimet e llahtarshme të një qeverisjeje, që u bë shkak për tragjedinë. Sa të jetë në pushtet Berisha, nuk do të ketë zbardhje për tragjedinë e Gërdecit. Prandaj, largimi i tij në momentin e duhur (që ishte kur ndodhi tragjedia), duhej bërë jo vetëm në emër të jetëve të njerëzve të humbur, jo vetëm në emër të mbrojtjes së jetës, por edhe në emër të drejtësisë. Por "prudenca" e Ramës dhe e politikës së tij "të re" ka krijuar një precedent të llahtarshëm, që nuk mund të mos përbindshëzohet nesër. Ka krijuar precedentin e mos-ndëshkimit politik të një Kryeministri, dhe një kabineti të tërë edhe për tragjedi të përmasave të tilla, ku faji i qeverisë kapet edhe me sy të lirë.
E si mund të mos prodhojë një precedent i tillë arrogancë, papërgjegjshmëri dhe krim? E frikshmja e qëndrimit të Berishës sa më gjatë në pushtet pas Gërdecit është pikërisht kjo: varrosja përfundimtare e shansit për drejtësi të lirë dhe të pavarur, triumfi përfundimtar i pushtetit politik mbi drejtësinë.
***
Por përse kjo frikë? Mos vallë Berisha do t‘i fitojë zgjedhjet? Në fakt, asnjë shans nuk ka nëse ato do të zhvilloheshin të lira e të ndershme. Por Berisha ka shans të fitojë përsëri, sepse shansi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është humbur. Dhe përsëri për shkak të ngurrimit të politikës së re për të protestuar demokratikisht në kohë, për të bojkotuar demokratikisht në kohë një politikë të vjetër që, për më shumë se tre vjet, zvarriti procesin e pajisjeve të shqiptarëve me karta. Berisha u premtoi shqiptarëve se qysh në vitin e parë të qeverisjes së tij të dytë, do të kishin në dorë letërnjoftimet. Por kjo nuk ndodhi. Dhe opozita nuk protestoi, as bojkotoi për mosmbajtjen e këtij premtimi, duke rrezikuar zgjedhjet lokale të 2007-ës. Berisha premtoi gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit 2007 shqiptarët do të votonin me karta. Por kjo përsëri nuk ndodhi. Dhe përsëri opozita nuk protestoi për mosmbajtjen e këtij premtimi. Madje, PS hyri në bisedime me PD, duke toleruar votimin "edhe me pasaporta udhëtimi", që ndodhet i fiksuar në "Kodin Zgjedhor" edhe sot e kësaj dite. Lidershipi i PS-së nuk udhëhoqi protesta dhe as organizoi bojkot politik për kartat edhe gjatë vitit 2008, kur po shihej qartazi se zvarritja ishte e qëllimtë dhe pjesë e një skenari për t‘i lënë pushtetit berishist hapësira për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Edi Rama vazhdoi të bojkotojë bojkotin dhe t‘i konsiderojë protestat një politikë "alla berishiane". Kur ndodhi Gërdeci, Rama refuzoi protestat dhe bojkotet, duke premtuar se do t‘ia ndreqte qejfin Sali Berishës me votë më 28 qershor. Por nuk u investua fuqimisht për votën e lirë. Nuk bëri asgjë që ta detyronte Berishën të mbante premtimin solemn për pajisjen me karta të të gjithë votuesve. Dhe ja ku jemi sot, dy muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit, në të cilat, shqiptarët do të shkojnë përsëri jo të gjithë të pajisur me karta. Tashmë ambicia e PS-së është reduktuar që të paktën të marrin kartën rreth 700 mijë votues që nuk kanë pasaporta udhëtimi. Edhe kjo duket e dyshimtë. Strategjikisht Berisha e ka realizuar qëllimin. Shqiptarët, edhe këtë herë, nuk do të votojnë me karta. Se si do të përdoret në dobi të fitores së tij fakti që ca shqiptarë do votojnë me karta dhe shumica tjetër me pasaporta udhëtimi, është një gjë që, tani për tani, e di vetëm "ponëria" berishiste. Dhe përsëri, si në të gjitha zgjedhjet e mëparshme që nuk i kanë arritur standardet, kanë hyrë në lojë ndërkombëtarët për të ndërmjetësuar krizën politike dhe për të shpëtuar "standardet". Por tashmë të gjithë e kanë të qartë se kjo është parathënia standarde e dështimit të standardeve.