Para zgjedhjeve, Putini premton natalitet më të lartë

Kryeministri i Rusisë dhe kandidati për president, Vladimir Putin, ka paralajmëruar rritje të pagave për mësuesit, mjekët, shkencëtarët dhe të punësuarit tjerë në sektorin publik.
Gjatë fushatës së tij në prag të zgjedhjeve presidenciale, Putin gjithashtu premtoi se do të ndal rënien demografike dhe se do të nxisë natalitetin, në mënyrë që numri i banorëve në Rusi të rritet në 154 milionë.
“Në fushën globale, na kërcënohet rreziku që të shndërrohemi në një hapësirë të zbrazur, fatin e së cilës nuk do ta përcaktojmë vetë. Nëse ja arrimë që të zbatojmë strategjinë efektive për shpëtimin e popullatës, atëherë numri i banorëve të Rusisë do të rritet në 154 milionë”, theksoi Putin.