E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qirjako: Shtyrja e ndeshjes, në dëm të Gramozit

Nga Kristi Lilo

Kolonjarët ishin përgatitur për një muaj e gjysmë për ta nisur mbarë fazën e dytë, por nuk kanë mundur të luajnë me Besën për shkak të borës së madhe të rënë gjatë ditëve të fundit, që nuk e lejoi ekipin mik të mbërrinte në Ersekë. Shtyrja e ndeshjes duket se i ka prishur shumë punë Gramozit, që duhet të përballojë një kampionat të ngjeshur më pas, duke luajtur edhe në mesjavë.

Drejtuesit e klubit u përpoqën me të gjitha mënyrat për ta bërë gati fushën dhe ia arritën qëllimit, por kavajasit nuk mundën ta kalonin rrugën nga Korça në Ersekë. Ndeshja pritet të luhet së shpejti në stadiumin e Ersekës, pasi kushtet atmosferike pritet të përmirësohen. Ekipi nuk e ka ndërprerë stërvitjen, sipas një programi të përgatitur nga trajneri Qirjako.

Mirë do të ishte që të luanim me Besën, sepse shtyrja e saj do ta ngjeshë shumë kampionatin për ne. Gramozi do të detyrohet të luajë dy ndeshje brenda javës. Pavarësisht se kur do ta luajmë këtë ndeshje, do të vazhdojmë të stërvitemi sistematikisht për të qenë në nivelin e duhur në çdo moment, ka thënë dje trajneri Qirjako, që ka zhvilluar seancën e zakonshme me gjithë grupin, ku mobilizimi i lojtarëve është i madh.

Të gjithë dëshironin që Gramozi të luante javën e parë në fushën e tij para transfertës së Fushë-Krujës me Ilirinë. Uroj që kjo të jetë jetë shtyrja e fundit për këtë kampionat, është shprehur në fund trajneri kolonjar. Në seancën e djeshme kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët dhe trajneri Qirjako ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit. Mbrojtja, që mendohej të luante ndaj Besës, kishte përballë mesfushën dhe sulmin. Për trajnerin Ilir Qirjako është i rëndësishëm riaftësimi i  portierit Bello, i cili në ndeshjen e kontrollit tregoi vlerat e veta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›