E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus do ta blejë Aquilanin

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 19:26

Juventus synon ta blejë mesfushorin Alberto Aquilani nga Liverpool, ka njoftuar menaxheri i tij, Franco Zavaglia.

Më herët, gjatë javës, qarkulluan spekulime se Aquilani mund të kthehet në Liverpool pasi Juventus nuk është në gjendje të paguajë vlerën e dëmshpërblimit të tij.

Mirëpo, Zavaglia tha për Radiomercato.com: “Juventus dhe Liverpool tashmë kanë një marrëveshje për futbollistin dhe Bianconerët synojnë ta blejnë atë në fund të sezonit dhe këtë e kanë përsëritur disa herë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›