Tevez mbron Higuainin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka thënë se bashkëkombësi i tij Gonzalo Higuain nuk meriton të kritikohet në Real Madrid pasi tashmë ka treguar vlerat e tij në Santiago Bernabeu.
Higuain, aktualisht i lënduar, ka shënuar mbi 100 gola për Realin pas transferimit në klub nga River Plate në janar 2007. Por, ai është kritikuar shpeshherë për mungesën e vazhdimësisë para portave kundërshtare.
“Higuain ka luajtur shumë mirë për Realin. Nuk ka arsye të kritikohet”, deklaroi Tevez për të përditshmen sportive spanjolle Marca. “Ai ka shënuar shumë gola për Realin dhe mendoj se nuk meriton të kritikohet”, u shpreh Tevez. Higuain ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në La Liga këtë stinor.