Udineze-Roma ndeshja spektakel sonte ne mbremje
Dy skuadrat janë kaq pranë e pranë saqë ndjejnë frymëmarrjen e njëra-tjetrës. Në Serinë A, sonte do të ndeshen Udineze e Roma, skuadra e katërt dhe e pestë në renditje dhe pa dyshim dy nga ekipet që prodhojnë futbollin më të bukur në Apenine.
Trajnerët Françesko Guidolin dhe Luis Enrike nuk do të dalin as sonte nga filozofia e tyre që ka në bazë të saj lojën sulmuese dhe argëtuese.
Vendasit nuk do të kenë ndonjë të papritur në formacionin që do të zbresin në fushë, pasi që nga minuta e parë parashikohen Isla, Pinci, Asamoah, Floro Flores dhe Di Natale. Nuk ka pezullime, po ashtu vetëm dy dëmtime.
Për trajnerin e vendasve, Guidolin, Roma është kundërshtar i vështirë. “Më ka bërë gjithnjë të vuaj, - thotë ai, - nuk kam parë statistikat, por Roma nuk kapërdihet lehtë”.
Romanët nuk do të kenë kapitenin Toti, po ashtu as Borrielon, Pizarron dhe Burdison. Luis Enrike duket se ka vendosur të lerë në stol Bojanin, ndërsa në sulm do të jetë Lamela në krah të Osvaldos.
“Vlerësoj shumë skuadrën friulane dhe trajnerin e saj, - thotë Luis Enrike, - le të shohim se çdo të bëjmë ndaj një skuadre kaq të fortë. Sa për renditjen, nuk kam ndërmend ta shikoj tabelën, por të kërkoj fitoren”.
Udineze ka 21 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit Lacio e Juventus, pra mund të dalë në krye nëse fiton, ndërsa Roma ka 17 pikë dhe synon të afrohet me majën.