Fajtorë janë futbollistët

Petr Cech mbron menaxherin Andre Villas-Boas dhe fajëson futbollistët për rezultatet negative të Chelseas në javët e fundit. Gjiganti londinez u mposht 2-1 nga Bayer Leverkusen të mërkurën dhe la në dyshim kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Humbja nga Leverkusen erdhi pas asaj nga Liverpool në Premierligë. Cech thotë se përgjegjësia është e futbollistëve.
“Menaxheri nuk është në fushë, ne jemi në fushë dhe ne jemi duke bërë gabime. Ai nuk mund të bënë asgjë rreth gabimeve individuale derisa qëndron në pankinë”, tha Cech për www.chelseafc.com.