E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi, 10 milionë euro për Lucion

Inter mund të shet qendërmbrojtësin Lucio te klubi i pasur rus, Anzhi Makhachkala, që ka paraqitur ofertë prej 10 milionë eurosh për shërbimet e brazilianit.

Lajmi është bërë i ditur nga portali Lifesport.ru por deri më tani nuk është konfirmuar nga ndonjë prej drejtuesve të klubeve.

33 vjeçari Lucio thuhet se në rast të kalimit në Anzhi – ku do të gjente ish bashkëlojtarin e tij nga Inter, sulmuesin Samuel Eto’o – do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›