Tevez pa skuader. Kerkohet nga Juventus e Inter

Ai është i padëshiruar te Manchester City, por që tani për të ka nisur një betejë e ashpër në merkato. Carlos Tevez u përjashtua nga skuadra angleze, pasi nuk pranoi të zbatonte urdhërat e trajnerit Roberto Mancini për të luajtur si zëvendësies, ndërsa ashtu si në merkaton e verës, sulmuesi argjentinas është vënë në krye të listës së blerjeve të disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës.
Në krye të radhës së gjatë janë Juventus dhe Inter. Dy skuadrat italiane janë interesuar edhe më parë për Tevez, kartoni i të cilit kishte vlera marramendëse. Por tani gjerat kanë ndryshuar.
Sulmuesi është i detyruar të qëndrojë në tribunë deri në muajin janar, ndërsa i regjistruar me Manchester City një Ligën e Kampioneve, nuk mund të aktivizohet me asnjë skuadër tjetër gjatë këtij sezoni të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian. Kjo gjë e ul shumë vlerën e tij dhe për këtë arsye shumë skuadra janë gati të shpenzojnë për të marrë shërbimin e një sulmuesi race me një kosto minimale.
Por në garën e Juventusit, Interit, por edhe skuadrave të tjera më të vogla europiane është futur Korinthias. Tevez ka patur një eksperiencë me skuadrën braziliane, ndërsa kjo e fundit gjatë merkatos së verës ishte gati të paguante 45 milionë euro për këtë futbollist. Sigurisht, tani do të paguante më pak, ndërsa favorizohet nga vetë sulmuesi i cili në kampionatin brazilian do të kishte të sigurt vendin si titullar.
Nertan Prifti