Tahiri Presim pergjigje. Kriza ne dore te PD-se

Eshte Sali Berisha qe duhet ti jape pergjigje paktit te ofruar nga PS. Nenkryetari i grupit te selise roze Saimir Tahiri ne nje interviste per AS thote se opozita pret pergjigjen per 10 pikat e ofruara, vetë nga kryeministri i vendit i cili shton ai nuk mund te injoroje propozimet e opozites te cilat kane marre mbeshtetjen edhe te partnerve nderkombetare.
"Kryeministri nuk mund të jetë peng i zullumqarëve të tij, duke mbajtur njëkohësisht peng dhe qytetarët dhe integrimin e vendit. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ndaj kemi bërë një propozim i cili ka gjetur mbështetjen dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, kam këtu parasysh dhe ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesin e OSBE. Është mirë që kryeministri ti përgjigjet thirrjes për dialog nëpërmjet këtyre 10 pikave të cilat nuk ndajnë pushtet po ndërtojnë shtet", thotë Saimir Tahiri.
Sa pergjegjsi mban opozita per nje refuzim te mundshem te statusit te kandidatit Tahiri thote se kjo pyetje duhet ti adresohet mazhorances. "Janë ata që qeverisin dhe jemi ne që jemi të detyruar, populli na ka votuar që tu kthejmë pasqyrën që të shohin veten dhe të bëjmë opozitë. Nga ana tjetër të ofrojmë alternativën tonë qeverisëse. Ne jemi duke i bërë këto të dyja. Nga njëra anë duke i treguar qeverisë se cfarë po bën dhe nga ana tjetër duke ndërtuar alternativën tonë qeverisëse dhe në këtë pikëpamje ishte dhe propozimi ynë prej 10 pikash për integrimin e vendit në BE. Përgjegjësitë kryesore patjetër qëndrojnë te maxhoranca e cila ka të gjithë mekanizmat për ta cuar vendin para, apo për ta mbajtur vendin peng, apo për ta cuar akoma më keq pas, sic fatkeqësisht po bën kryeministri Berisha", vijoi ai.
Nenkryetari i grupit te Partise Socialiste thote se opozita nuk do te terhiqet nga rruga e kerkimit te dialogut, dialog qe sipas tij po e mban peng kryeministri Sali Berisha.
Rovena Mocka